Të hënën vendoset për masat e reja anti Covid në…

Nesër pritet të vendoset për propozim-masat e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ku kërkohet që punonjësit e sektorit publik të dorëzojnë certifikatë për vaksinim, test negativ me harxhime të tyre ose certifikatë për infektim.

Për këto propozim-masa do të bisedohet në mbledhjen e Shtabit të Krizës dhe më pas në qeveri. Autoritetet shëndetësore theksojnë se këto masat duhet të zbatohen, ndërsa sindikatat kërkojnë që testimi me PCR të mos paguhet nga punëtorët për shkak se sipas përllogaritjeve të tyre, ata duhet të paguajnë 20 mijë Denarë për 10 PCR testime në muaj.

“Nëse shteti nuk ka siguruar mjete financiare në buxhetin e vitit 2022 për PCR testime falas për gjithë punëtorët, ndërsa punëdhënësit theksojnë se shpenzimin për testimin duhet ta marrin punëtorët për të ardhur në punë dhe të punojnë për pagë minimale prej 15.200 dhe t’u realizojnë fitime me miliona, punëtorët do të vdesin nga uria dhe jo nga coronavirusi”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçes, masat që i propozon Komisioni, në mënyrë të kombinuar aplikohen kudo nëpër Evropë. Nga LSDM shprehen se nuk janë kundër vaksinimit, por duhet të ketë edhe zgjidhje.

Inkurajimi dhe stimulimi duhet të jetë në atë mënyrë që punëtorët të kenë më shumë informacione, por edhe përftimi që do të jetë motiv shtesë, por për fat të keq, KSI ndaj kërkesave të punëtorëve si për shembuLl në ditën kur vaksinohen të rekomandohet ditë pushimi e paguar, ata u deklaruan se s’kanë kompetenca, ndërsa në anën tjetër sot jemi dëshmitarë kur i njëjti komision i çon punëtorët që të paguajnë nëse vendosin të mos vaksinohen”, thonë nga LSM.

Nga Ministria e Shëndetësisë këmbëngulin se nuk bëhet fjalë për vaksinim të detyrueshëm, por qytetarëve u lihet opsion ose të tregojnë test negativ PCR, të cilin duhet ta paguajnë vetë, ose të vaksinohen pa pagesë. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 8.472 raste aktive me Koronavirus.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...