HYRJELAJMEPOLITIKËSali Berisha paralajmëron Yuri Kim: “Nuk do shkelësh kurrë në zyrën time...

Sali Berisha paralajmëron Yuri Kim: “Nuk do shkelësh kurrë në zyrën time pa më kërkuar…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një paralajmërim të fortë për ambasadoren e SHBA në vendin tonë Yuri Kim.

Nga takimi me gratë e LDG sot në kuadër të lëvizjes “Foltorja” , ai tha se kryediplomatja nuk mund të shkelë kurrë në zyrën e tij pa u kërkuar falje të gjithë demokratëve.

Deklaratës së saj se nëse fiton Berisha nuk do ti japë dorë apo trokasë në derë, lideri historik i PD i është përgjigjur:

“Dy fjalë dua ti them zonjës Ambasadore, e cila ajo më shumë se interesat e vendit të saj promovon politikën e Soros në Shqipëri dhe Ballkan. Në një dalje televizive u shpreh se po fitoi Berisha, nuk do ti jap dorën apo do të trokas në derë. Tani do ti përgjigjem para jush.

E nderuar zonjë, dera e Sali Berishës, si kryetar i PD-së, kryeministër apo çdo pozicion që të jetë do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadoren apo ambasadorin e SHBA, me të vetmin kusht; në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarë do lloj funksioni të jetë kurrë nuk do të shkelë në zyrën time pa u kërkuar ju të falur për barin që ju serviri.

Nuk jemi ne, gratë dhe burrat e barit. Ne jemi ata që kemi përmbysur diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ua ka bërë askush në 30 vite, ndaj u garantoj ju se ajo nuk do të shkelë në zyrën time pa u kërkuar falje ju”, tha Berisha.

TE TJERA

spot_img