Sali Berisha në gjunjë para Bashës, Paloka anashkalon firmat dhe kërkon votim për udhëheqësin e ri të partisë

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka ndryshuar kurs dhe ka vendosur të bjerë në gjunjë para kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha,

me qëllim gjetjen e gjuhës së përbashkët. Prej 9 shtatorit kur u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, ish-kryeministri Berisha ka nisur një aksion në bazë për rrëzimin e Bashës, ndërkohë që ditët e fundit është tërhequr disi dhe ka ftuar Bashën për bashkëpunim.

Shkak është bërë lëvizja e kryedemokratit Basha, i cili e ka eklipsuar atë dhe ka thirrur më 18 dhjetor mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke injoruar kështu Kuvendin e thirrur nga Berisha më 11 dhjetor.

Kështu që nisur nga këto zhvillime dhe në kushtet kur i frikësohet një dështimi të Kuvendit të 11 dhjetorit, ish-kryeministri është vënë në lëvizje, në mënyrë që të parandalojë hedhjen në erë të planeve të tij.

Paloka kërkon votim për udhëheqësin e ri të PD

Sinjalet i ka dhënë ditën e djeshme, kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ky i fundit njihet si një nga mbështetësit e Berishës dhe ka mbrojtur thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor nga ish-kreu i PD.

Por ditën e djeshme zoti Paloka ka anashkaluar firmat e delegatëve që kanë thirrur Kuvendin e 11 dhjetorit, ndërsa ka treguar zgjidhjen që mund t’i japë fund konfliktit brenda Partisë Demokratike.

Sipas tij, në kushtet kur në Partinë Demokratike janë krijuar dy palë e vetmja zgjidhje është vota. Madje, deputeti Paloka kërkoi votim për udhëheqësin e ri të PD, ku sipas tij, anëtarësia duhet të zgjedhë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. “Sot është mëse e qartë se në Partinë Demokratike janë krijuar dy palë, të cilat me luftën mes tyre, sa më shumë zgjatet,

aq më shumë e dëmtojnë PD! Kush bën sikur nuk e sheh këtë realitet, fsheh kokën si struci me absurdin se “çfarë nuk e shoh unë, nuk është duke ndodhur”, ndërkohë që demokratët po hanë njeri-tjetrin. E vetmja zgjidhje sot është vota! Të votohen nga gjithë anëtarësia Sali Berisha dhe Lulzim Basha! Le të zgjedhë anëtarësia se kë dëshiron të ndjekë.

Dilni në shesh të burrave e matuni! Pas kësaj, të rifillojmë betejën me armikun e vërtetë! Kush fiton, të na prijë. Kush humbet, le të krijojë fraksionin e tij në Partinë Demokratike e të presë deri sa të fitojë besimin e shumicës! Vetëm kështu do mbetemi bashkë të gjithë”, shkruan ai.

Më tej Paloka bëri thirrje për bashkimin e demokratëve dhe pozicionimi kundër hileve që dëmtojnë Partinë Demokratike. “Demokratët e bashkuar dhe fitorja e PD janë të vetmet dëshira e qëllime të demokratëve të thjeshtë, që e duan dhe kanë lidhur jetën me Partinë Demokratike!

Rrugët e tjera, e për më tepër hilet e truket për të mos u ballafaquar me realitetin që zgjasin agoninë dhe përçajnë edhe më shumë demokratët i shërbejnë vetëm shkatërrimit të PD, i shërbejnë Edi Ramës”, nënvizoi kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Pra, kjo deklaratë e Palokës vjen pas asaj të pak ditëve më parë që ky i fundit ftoi përfaqësues nga Basha dhe Berisha që të verifikojnë firmat e delegatëve. Kjo do të thotë se ish-kryeministri Berisha ka nuhatur rrezik dhe ka hedhur në lojë mbështetësit e tij, për të negociuar me Bashën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...