HYRJELAJMEAKTUALITETProtesta e fermerëve? Rama: Thoni se bujqësia ka marrë fund, ju jeni....

Protesta e fermerëve? Rama: Thoni se bujqësia ka marrë fund, ju jeni….

Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar buxhetin për vitin 2022 për fermerët tha se qëllimi është që të gjithë investimet që bëhen në bujqësi të maksimizohen për të rritur produktivitetin përmes shembujve pozitivë.

Rama foli edhe për protestën e fermerëve ku tha se ata janë të keqinformuar.

“ Protestat e fermerëve janë legjitime, por ata që kanë marrë pjesë në një masë të madhe janë të keqinformuar. Çfarë ka ndodhur në fakt? Ne vendosëm të heqim rimbursimin e 6 % dhe çfarë do të bëhet me këto para? Në fakt është hedhur një hap përpara dhe përmes kapacitete logjistik të grumbulluesve të çojmë paratë te fermeri në raport

me prodhimin e grumbulluar dhe shifra në fund ka rezultuar një shifër modeste dhe mbi të gjitha një shifër e kontrolluar nga një grusht grumbulluesish të mëdhenj që jo domosdoshmërish ka shkuar te fermeri.

Në këtë fazë, i gjithë sistemi i grumbullimit ka përfituar masivisht nga mbështetja e qeverise dhe duke qenë se sot grumbulluesit janë një forcë e re në treg, unë besoj se dhe grumbulluesit do e mirëkuptojë këtë që po them, ne nuk jemi kundër tyre, madje i kemi mbështetur, por ama paratë të shkojnë drejtpërdrejtë në mbështetje të fermerëve.

Një sektor që gjatë një viti prek shifrën e 3.5 mld dollarë , sa mund të impaktohet nga vetëm 9 mln? 9 mln ia shtojmë bujqësisë për të rritur produktivitetin. Sa më shumë kalon koha dhe sa më shumë strukturohet se brendshmi sektori dhe me tregtues dhe grumbullues, aq më e vështirë bëhet që të mbijetosh i vetëm.

Të maksimizojmë fondet që janë në dispozicion të bujqësisë dhe në mbështetje të atyre modeleve që rrisin produktivitetin. Atyre që nga smartphone bëjnë komente se bujqësia ka marrë fund, iu them që jeni out. Mjafton të shihni faktet. Të shihni eksportet bujqësore.”, tha Rama.

TE TJERA

spot_img