Oooo shifër me shumë zero…/ Zbulohet sa mijë euro fiton një VIP që pranon të futet në “Big Brother VIP”

Të sqarohemi menjëherë, po flasim për “Big Brother VIP” në Itali dhe jo për “Big Brother VIP” në Shqipëri. Formatet janë të njëjta por rekrutimi dhe kontratat me VIP-at janë shumë të ndryshme. Këtu te ne, dimë që VIP-at nuk i paguajnë për pjesëmarrjen. Nuk po merremi me arsyet sepse do na duhej 1 javë për ta sqaruar dhe prapë nuk do e sqaronim ashtu siç meriton ky argument.

 

Pra le të hidhemi në “botën civile”, BBV Itali. Ashtu si në çdo program që rekruton konkurrentë, që ka një “çmim” për çdo të rekrutuar. Publiku është kurioz të dijë se sa fiton një pjesëmarrës, specifikisht flitet për një atlet 22 vjeçar.

 

Ai quhet Manuel Bortuzzo, nga Roma. Notar dhe atlet me aftësi të kufizuara, simbol i luftës për barazi dhe të drejta.

 

Dhe është portali TvZap ai që përgjigjet. “Sipas thashethemeve, notari fiton 5000 euro në javë, 715 euro në ditë dhe 2500 euro për prime”, thuhet në të.

 

Pra, sa ka fituar deri tani? “Deri më tani – shkruhet – ai ka fituar rreth 40 mijë euro. Në rast të një vendi në podium në finale, ai mund të fitojë nga 75 deri në 125 mijë euro”.

 

Fitime të merituara nëse mendohet për rrugën e shkëlqyer që po bën Manueli me pjesëmarrjen e tij në BBV Italia.

TE TJERA

spot_img