Nuk kishte ndodhur në Telebingo! Ardit Gjebrea e telefonon, por qytetari kishte … (video)

Në emisionin “E diela shqiptare” që transmetohet në Televizionin Klan ka ndodhur një ngjarje e pazakontë dhe mjaft trishtuese.

“Telebingo” është rubrika ku shumë qytetarë presin të jenë fitues dhe të jetë numri i telefonit të tyre ai që Ardit Gjebrea telefonon.

Në momentin që Ardit Gjebrea ka thirrur në telefon njërin prej fituesve, pas telefonit u dëgjua një zonjë, por në fakt nuk ishte ajo të cilës “i kishte rënë fati”.

E pyetur nga Gjebrea se ku ndodhej zotëria që kishte të shkruar emrin në biletë, ajo tha se ai për fat të keq kishte ndërruar jetë këtë mëngjes.

Fjalët e zonjës tronditën moderatorin, stafin dhe gjithë publikun në studio, të cilët u prekën nga fjalët e saj.

Ardit Gjebrea: Mirëmbrëma, zotin Tosun ku e kam?

Zonja: Tosuni na la…

Ardit Gjebrea: Çfarë thua? Po kur?

Zonja: Sot në mëngjes…Kush jeni juve?

Ardit Gjebrea: Jam pa fjalë! Unë jam Ardit Gjebrea, ju marr nga “Telebingo”. Ai ka blerë biletën e “Telebingos” dhe ju po më jepni këtë lajm! O sa keq po më vjen! Ju shpreh ngushëllime!

Zonja: Faleminderit!

Ardit Gjebrea: A mund të ju marr…unë po e ruaj këtë biletë dhe unë nuk do të doja që ne të luanim sot dhe unë do ju marr në telefon dhe do e lëmë që të luajmë një javë tjetër në telefon pasi ju të kaloni këtë dhimbje. A e bëjmë kështu?

Zonja: Po, shumë faleminderit.

Ardit Gjebrea: Ngushëllime nga ana jonë familjes tuaj dhe qoftë i Parajës, Ngushëllime! Mirupafshim.

Zonja: Mirupafshim!

Pas këtij momenti kaq të trishtë, Gjebrea gjeti rastin që të japë një mesazh mjaft me vlerë për të gjithë shikuesit e Tv Klan, mbi vlerën e jetës dhe njerëzve tanë më të dashur.

Ardit Gjebrea: Kjo është jeta dhe të mendosh se një ditë askush që është këtu nuk do të jetë më, e keni menduar ndonjëherë? Çdonjëri nga ne dhe çdokush që po më dëgjon tani nuk do të jetë më dhe këtë moment reflektimi,

Zoti na e solli jo pa arsye. Jetën duhet ta jetojmë të lumtur, të gëzuar, të bëjmë mirë, të heqim çdo të keqe dhe vetëm dashuria të mbizotërojë kudo./tvklan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Horoskopi Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që përkëdhel fati në muajin e fundit të vitit

  Horoskopi Branko, Dashi   Muaji dhjetor do të jetë një pararojë...

Dasma kthehet në tragjedi, këngëtari ndërron jetë pak orë pas martesës

Kantautori Jake Flint ka ndërruar jetë vetëm pak orë...

Dikur e varfër dhe me kredi, ja sa është pasuria e Bebe Rexhës në ditën e sotme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas...