HYRJELAJMEHISTORIA IME“Më lër të shikoj hallin me 4 fëmijë”, kunata: Nuk bën ti...

“Më lër të shikoj hallin me 4 fëmijë”, kunata: Nuk bën ti të jesh e qetë

“Më thua që je e korruptuar, më lër të qetë”. Këto janë fjalët që Algina i thotë kunatës së saj gjatë seancës “Shihemi në Gjyq” në studion “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Dy kunatat konfliktohen mes tyre për shkak se Algina është distancuar nga familja pas vdekjes së bashkëshortit.

E mbetur mes katër rrugëve, me rrogë minimale e katër fëmijë, Algina përpiqet të mbajë frymën gjallë. Lalaja e pyet pse nuk ka kërkuar ndihmën e tyre për të arritur të marrin çfarë iu takon për fëmijët duke qenë se i ati i tyre vdiq në një aksident në punë dhe ndihet se kunata po mashtrohet.

Eni Çobani: Ti do që ajo të mos të të largojë?

Algina: Ti si thua, ta dua unë kur ajo më thotë që je e korruptuar dhe unë rri rrugëve të Vlorës, për ibret? Tani, unë nuk e dua më.

Lalote: Moj pikërisht ndaj kemi ardhur që ti të shkosh në shtëpi me gjithë fëmijë.

Algina: Më lër me katër fëmijë, të qetë, më lër, më lër, të lutem më lër. T’iu bie pas halleve se më la vëllai yt.

Lalote: E kupton çfarë bëhet? Moj zonjë pse i kërkon sigurimet nga drejtori i centralit, ç’është ai moj.

Algina: Kape drejtorin atje dhe thuaji jepi shtëpi fëmijëve të vëllait.

Eni Çobani: Algina, do ta marrësh kunatin për krahu që të shkosh të zgjidhësh këto hallet?

Lalote: Të vish me ne, të dalësh, të na hapësh derën?

Algina: Jo.

Lalote: Pse?

Algina: Nuk dua.

Lalote: E vazhdo pastaj.

Algina: Do vazhdoj vetëm, me këto që flet ti të pajtohem unë? Mirë që s’më ndihmoni, po pse s’më lini të qetë të shikoj hallin me ata fëmijë?

Lalote: Nuk bën ti të jesh e qetë.

Algina: Si? Ty të vjen keq për fëmijët e vëllait?

Lalote: Më vjen.

Algina: Të vjen, po. Ti tani më the mua drejtori të mashtroi, shko kape drejtorin./tvklan.al

TE TJERA

spot_img