HYRJELAJMESHOWBIZ“E kisha mik, kemi ngrënë dreka e darka” Cekja i Beratit tregon...

“E kisha mik, kemi ngrënë dreka e darka” Cekja i Beratit tregon për herë të parë hatërmbetjen me këtë kryebashkiak

Ai është një nga aktorët më të dashur të humorit për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Sejfulla Myftarin, i njohur ndryshe si Cekja i Beratit.

Së fundmi artisti i madh ka rrëfyer për publikun disa momente të emocionuese dhe të vështira në karrierën e tij të gjatë.

Për herë të parë, Cekja tregoi se ndihej i prekur nga mënyra se si ishte nxjerrë në pension, në kohën kur Fadil Nasufi ishte kryetar i Bashkisë së Beratit, duke theksuar se nga kjo gjë ishte vrarë shumë moralisht.

“Vlerësim më të madh e kam nga publiku, dhe ndjehem shumë i emocionuar nga kjo. Unë jetoj në këtë qytet, më ka ngelur si markë, nga ana morale flas, nuk kam ikur nga ky qytet më thonë Cekja i Beratit .

Kaq vite, i thonë 50 vjet art nga ky qytet ku rri jetoj dhe jam sot e kësaj dite Erdhi momenti i daljes në pension, kryetar ka qenë Fadil Nasufi, shumë mik me të dreka e darka, po flas nga ana morale, më nxjerr direkt në pension ditë dhe orë, ndërkohë që parodistët e Vlorës janë dhe sot e kësaj dite akoma në punë, ata që janë.

Dhe i them dikujt si ka mundësi, dhe kjo histori vazhdoi dhe po e përmend tani edhe në televizion, kjo më ka vrarë nga ana morale, se vlerësimin e kam te publiku, por kjo gjë më ka vrarë pasi jam në gjendje pune dhe vazhdoj sot e kësaj dite akoma, por kjo nga ana morale” – u shpreh aktori humorit Sejfulla Myftari.

TE TJERA

spot_img