“Dalin ca barbona pa lidhje! Falënderoni qeverinë”, Gjergj Luca zemërohet me protestuesit

“Barbona, është e turpshme”, Gjergj Luca kërcënon fermerët: Pse nuk paguani …

 

Biznesmeni Gjergj Luca është shfaqur tepër i irr’ituar me fermerët që protestojnë për TVSH-në, duke i thënë se është e turpshme kjo që bëjnë dhe se janë barbona.

 

Gjergj Luca tha gjatë prezantimit të buxhetit për peshkimin se fermerët duhet të falenderojnë qeverinë për mbështetjen që u jep, duke shtuar se TVSH nuk është taksë.

 

Ai madje i ‘kërcënoi’ ata teksa i tha për pagesën e TVSH-së nuk kanë punë me shtetin por me ‘grosistët’ e mëdhënj, njëri nga të cilet është ai vetë.

 

“Gjithsecili nga ne ka nga një magazinë. Kjo punë duhet të diskutohet dhe ne duhet të pranojmë pjesën tonë, sepse ne jemi formalizu.

 

E njëjta gjë eshtë me bujqësinë, dalin në rrugë dhe thonë hiqni TVSH-në. Nuk është taksë TVSH-ja. Më vjen shumë keq për kolegët e bujqësisë, dalin në rrugë pasi kanë marrë mbështetje 4 vite nga shteti dhe dalin në rrugë për tvsh.

 

Ne bëjmë vetë faturim. Ka komoditet më të madh për ne që vetë faturojmë veten? Ne duhet të demonstrojmë se paguajmë në shtet TVSH e prodhimit. Problemin e keni me grosistat. Mund ta keni me mua që jam grosist i madh. Nuk e keni me shtetin.

 

Ata që dalin në rrugë dhe nuk thonë faleminderit, 200 milionë i është dhënë bujqësisë. Dalin qesin 10 barbona atje, është turp, për tvsh. Është e turpshme. Të nxjerrin njerëzit që punojnë gjithë ditën është e turpshme”, deklaroi Luca.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...