HYRJELAJMESHOWBIZAlvisa harron Hysenin, rikthehet në Përputhen vetëm për Bashkimin: Jam e lirë...

Alvisa harron Hysenin, rikthehet në Përputhen vetëm për Bashkimin: Jam e lirë për të…

Alvisa dhe Bashkimi janë përballur më në fund me njëri tjetrin në Prime e sotëm. Alvisa tha se arsyeja kryesore e kthimit në Përputhe është Bashkimi, megjithëse Bashkimi u duk i pasigurt.

 

Debati

Bashkimi: Me Alvisën s’kemi pas kontakt pas Prime, kemi dy javë që s’kemi pas kontakt. Isha i paqartë për veten dhe nuk mund të bëja me takime me as me vajzat. Ishte një situatë e keqe.

 

Alvisa: Prisja të më pyeste si je. Pas Primet ne kemi folur vetëm një ditë, ku unë jam munduar ta shpjegoj dhe e kuptova që donte kohën e tij. Dua ti kërkoj falje familjes tënde se e di lidhjen që ke me ta.

 

Bashkimi: Kur ke shumë për të fol ndonjëher s’di as nga t’ja fillosh, prej takimit të parë kemi pas pëlqim, ishim drejt një rruge shumë drejt, isha shumë rehat me ty. Kur shkova në Amerikë ti ke fol dhe me familjarë të mi, gjithçka shkoi mire deri te Prime. Nuk thashë asgjë atë natë, se ka pas gjëra që nuk i kuptoja dot. Prandaj mora periudhë reflektimi. Unë e kam biseduar dhe me familjen. Por dua të marr vendimin që të flej natën i qetë.

 

Alvisa: E vlerësoj që nuk fole karshi meje. Sa për ne të dy, të gjithë e dinë që ne pëlqehemi, e di që kam gabuar, po e mbaj atë peshë, dhe thellë thellë ti më njeh mua se si jam.

 

Bashkimi: Po tani po vjen për publikun, për mua, për vete?

 

Alvisa: Për publikun e kam thënë që duhet të jap sqarime, por arsyeja tjetër je ti nëse vi.

 

Bashkimi: Unë kam qenë shumë i sinqertë me ty, tani a do luftosh për besimin tim, apo si.

 

Alvisa: Për sa kohë që jam këtu, do fokusohem te ty

Bashkimi: Do dalësh me të tjerë?

Alvisa: Nuk dua të jap përgjigje të nxituar, dua të shoh në sjellje me të tjerët, unë nuk mund të them që jam vetëm për të kur ti thua kam kimi me dikë tjetër.

 

Bashkimi: Po unë e kam refuzuar takimin me të, cfarë do të thotë kjo për të.

 

Alvisa: Unë nuk dal me asnjë tjetër derisa të qartësoshesh ti.

 

Bashkimi: Unë nuk dua të vish e luhatur

 

Alvisa: Unë dua ta nisim nga ai momenti dhe tani

 

Bashkimi: Unë s’të kam gjykuar kurrë

 

Alvisa: Arsyeja kryesore e kthimit tim nëse do jetë, je ti, edhe besimin tuaj ta fitoj.

TE TJERA

spot_img