HYRJELAJMESHOWBIZAfrimiteti me këngëtaren e njohur, trondit martesën e Sinan Hoxhës! Detajet e...

Afrimiteti me këngëtaren e njohur, trondit martesën e Sinan Hoxhës! Detajet e sherrit të madh me gruan pas …

A mos ndoshta Andrra Destani bëhet shumë xheloze për Sinan Hoxhën dhe mos ndoshta këto ditë martesa e tij 6-vjeçare është tronditur për shkak të afrimitetit të tij me një artiste të njohur nga bota e muzikës?

Reagimi i saj thotë po, ndërsa ajo çfarë dinë miqtë e tyre është që në fakt një sherr i madh ka ndodhur mes çiftit pas qëndrimit të tij në Prishtinë për një projekt muzikor dhe statusi i Andrrës është vetëm maja e dukshme e ajsbergut të asaj çfarë ka ndodhur.

Në media, këto dy ditë po qarkullojnë lajme dedikuar një kënge të re sigurisht me motive popullore, bashkëpunim i Sinan Hoxhës me Yllka Kuqin. Dy këngëtarët u gjykuan si shumë të afërt në disa skena gjatë klipit, gjë që Andrra s’e ka pritur fare mirë. Me një foto nga lajmi ka dhënë vetëm një koment: “Turp!”.

Mediat e komentuan jo vetëm si një xhelozi, por edhe shprehje nervozizmi, inati dhe mllefi ndaj burrit të saj, që gruaja e një prej këngëtarëve më të paguar në Shqipëri, nuk e ka mbajtur dot vetëm për vete atë çfarë ndjeu nga kjo histori, por e ka shprehur publikisht.

Flitet se mes çiftit ka ndodhur një sherr i madh, nisur pikërisht nga afrimiteti me këngëtarën nga Kosova, Yllka Kuqi, e cila po ashtu është e martuar dhe ka një fëmijë.

Me Yllkën, Sinani ka pasur edhe një bashkëpunim në vitin 2019-të së bashku edhe me Sabri Fejzullahun, ndërkohë që ritakimi në Prishtinë bëhet për projektin me titull “Potpuri”, që do të jetë një kartolinë festive dhe një Gëzuar! për vitin 2022.

Skenat e klipit ku Sinan dhe Yllka duken si të dashuruar, ka sjellë jo pak shqetësime për gruan e tij, Andrrën, për të cilën Sinani ka thënë dhe më parë që është shumë xheloze.

TE TJERA

spot_img