Përplasen “kokë me kokë” dy motorat, shoferi 12 vjeçar në gjendje të rëndë në spital

Një 12 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Xarë të Sarandës.

Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se ai ka qenë duke drejtuar një motor dhe është përplasur me një motomjet tjetër.

“Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.

Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë”, njofton Policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...