Nisi lufta mes tyre? “Është një emigrante e papunë”! Evi Kokalari: Do të dorëzoj padi ndaj Salianjit në SPAK!

Evi Kokalari, një aktiviste shqiptaro-amerikane, që mbështet Sali Berishën dhe lëvizjen e tij në Partinë Demokratike, është përfshirë në debate me disa eksponentë të PD-së.

Së fundmi, ajo njofton se do të padisë në SPAK deputetin Ervin Salianji, për deklarata të cilat i konsideron “shpifëse”.

“Kjo padi ndaj Ervin Salianjit do të depositohet në SPAK ditën e hënë.
Ky është niveli i deputetëve në Shqipëri, njerëz që nuk ju bën përshtypje fare kur dalin në TV dhe shpifin pa asnjë problem”, shkruan Kokalari.

Kokalari ka postuar edhe deklaratat e Salianjit, që i klasifikon si shpifëse.

“Ky është degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-se që do marrë fund në #11dhjetor.
“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë (OFENDIM), një që ka gjithë elementët e skizofrenisë (OFENDIM) dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, (OFENDIM) nuk bën dot.

Kokalari është një emigrante e papunë, (SHPIFJE), e vetmja lidhje që shoh është që bashkëshorti i vet i përfshirë në partinë Agimi i Artë (SHPIFJE), i financuar plotësisht nga qarqe antishqiptare (SHPIFJE), po tenton të sjellë njerëz dhe të influencoj edhe në Shqipëri tek njerëz të cilët janë non-grata për të çuar Shqipërine në përplasje me Shtetet e Bashkuara (SHPIFJE).

Pra, në çdo element, të mos themi pastaj, që janë njerëz që në kohën e komunizmit kanë pasur mbiemrin Hoxha (SHPIFJE) për ti bërë qejfin, po themi Enverit , në kohën tjetër e ndërrojne (OFENDIM)) dhe mirë që se kanë bërë Berisha,

e me një mbiemër të nderuar pastaj të themi. Janë njerëz më shumë se të shpifur (OFENDIM), nuk kanë asnjë kontribut në PD.” – Ervin Saljani”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...