Epo kanë halle të tjrra ata…/ Asnjë mesazh kujtimi në 8-vjetorin e vdekjes, Basha dhe Berisha harrojnë Sokol Olldashin

20 nëntori për asnjë demokrat nuk është një ditë e zakonshme.

Si sot para 8 viteve, është ndarë nga jeta në një aksident rrugor një prej emrave më të respektueshëm të Partisë Demokratike, Sokol Oldashi, por në këtë përvjetor të ndarjes së tij nga jeta, ajo që është vënë re është mungesa e një mesazhi të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të paktën publikisht.

Përplasja mes tyre dhe “lufta” për karrigen në krye të Partisë Demokratike, kanë larguar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën nga vetë demokratët. Në këtë ditë, Basha dhe Berisha që kanë një reagim për çdo gjë dhe janë mjaft aktiv në rrjetet e tyre sociale, sot nuk kanë gjetur kohë që të shkuarjnë asnjë rresht për Olldashin.

Postimi i fundit i Lulzim Bashës është për një takim të tijin me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart, e që flet për luftën ndaj krimit e korrupsionin, refren i përditshëm i dëgjuar nga kryedemokrati,

e ndërsa Sali Berisha i ka mbetur “sahati” te ‘Foltoret’ e tij, mënyra e vetme për të marrë PD-në e për ta shndërruar në një mburojë ndaj SHBA-së.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...