HYRJELAJMEBOTANGA FRIKA NDAJ COVID-19, E FIKSUAR PAS PASTËRTISË, DJEG 3000 EURO!

NGA FRIKA NDAJ COVID-19, E FIKSUAR PAS PASTËRTISË, DJEG 3000 EURO!

Nga frika e kontraktimit me Covid-19, një menaxhere izraelite pronash 74-vjeçare, vendosi disa kartëmonedha në një plastikë boshe detergjentësh dhe i vendosi ato në mikrovalë për t’i dezinfektuar.

”Kartëmonedhat me vlerë rreth 3 000 euro (3 300 dollarë) morën flakë, pasi doja të dezinfektoja paratë e qiramarrësve”, shpjegoi ajo në një letër drejtuar bankës.

”Ndihem shumë fajtore sepse nuk janë paratë e mia dhe jam një qytetare e ndershme që nuk kam asgjësuar asnjëherë para”’, thuhej në letër pas dërgimit të mbi 70 kartëmonedhave në bankë.

Departamenti i monedhave më pas ekzaminoi kartëmonedhat dhe gjeti se ato ishin origjinale ndërsa banka vendosi t’i zëvendësonte paratë dhe t’ia kthente gruas.

“Është e vetëkuptueshme që kartëmonedhat në Izrael përmbajnë fije hekuri që mund të ndezin flakën në mikrovalë”, theksoi një funksionar i bankës.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, gjasat për t’u prekur nga koronavirusi nga kartëmonedhat apo monedhat janë shumë të ulëta.

TE TJERA

spot_img