“Mjaft më me hipokrizira” Revoltohet Aida Shtino: U këputët duke qarë për vogëlushin 8-vjeçar

Pas reagimeve që janë bërë ditët e fundit për ngjarjen e rende ku humbi jeten vogëlushi Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani, gazetarja Aida Shtino ka dhënë një mesazh.

Ajo bën thirrje që politika apo edhe media të mos qajë sot për të miturin 8-vjeçar, por të veprojnë se jo pak fëmijë shqiptar rezultojnë të humbur dhe mund të kenë pasur fatin e Mateos.

Teksa shprehet se është për dënimin maksimal të atyre që bëjnë akte ndaj fëmijëve, Shtino iu bën thirrje prindërve që t’i mbajnë sa më pranë vogëlushët e tyre se rreziku gjendet kudo, edhe aty ku nuk ta pret mendja.

REAGIMI I PLOTE:

Kam pare gjithe keto dite statuset, emisionet televizive , qe jane bere per djalin e mjere 8 vjecar dhe ajo qe me ka bere pershtypje eshte hipokrizia….

Duhej te ndodhte kjo qe te na tregonin sa te dhimbsur jane e sa shume i ka prekur kjo ngjarje….

Mjaft me me hipokrizira, ku ishit ju me pare, kur autori shetiste i lire , ku ishit ju kur mijera femije te vegjel vazhdojne te rezultojne te zhdukur akoma sot…????

Uroj qe ata mos kene patur fatin e Mateos, por ju qe flisni e deklaroheni tani se ju vjen keq, jeni hipokritet me te medhenj dhe ketu e kam fjalen qe nga pushtetaret e deri tek mediat e gazetaret prime time poltike qe u keputen duke qare per vogelushin 8 vjecar….

A jeni ne dijeni sa femije rezultojne te humbur ne Shqiperi…?

A ka bere kerkime shteti , policia , prokuroria per ta….?

Kush i rremben keta femije dhe perse…?

Para nje viti kam bere nje status ku kam thene se, cdo gje mundem te fal dhe mesohem, por kurre keq trajtimin qe behet ndaj femijeve, te cilet per fat te keq jane shume !!!!

Ketu pikerisht dua te theksoj se per keta njerez duhet denim maksimal , sepse nuk ka qiell e toke qe i fal e jo me gjykate !

Per te gjithe prinderit kam vetem nje thirrje :

Mbroni femijet tuaj cdo sekonde sepse pedofilet dhe mendjeprishurit jane kudo madje edhe aty ku nuk ia u pret mendja, veshin kullaro e jane edhe me poste, jo vetem lypsare…Ruani femijet tuaj si syte e ballit ! Nuk ka gje me te shtrenjte ne bote se nje femije !

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...