Kush do të “fundoset”, Berisha apo Lulzim Basha? Blendi Fevziu paralajmëron …

Gazetari Blendi Fevziu ka folur rreth situatës së Partisë Demokratike. Sipas Fevziut, njëri mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës do të eliminojë tjetrin politikisht në këtë përplasje që po ndodh brenda selisë blu.

“Njëri nga dy do ta eliminojë tjetrin politikisht”, tha Fevziu.

Ai shtoi më tej se fundi i Partisë Demokratike do të jetë nëse përplasja Basha-Berisha do të shkojë në një betejë ligjore. Sipas Fevziut kjo mund të çojë në krijimin e partive të tjera opozitare.

“Nuk është ndonjë çudi që të ketë një kohezion të brendshëm pasi të zgjidhet. I vetmi skenar i keq për PD do ishte zgjatja apo zvarritja në procese legale, juridike, të zgjatura me gjykata. Partia politike është frymëzim, ide dhe jo vetëm procedurë.

Nëse shkon në një betejë legale të gjatë atëherë ky do të jetë fundi i PD. E them këtë me bindje të plotë edhe pse njerëzit nuk e besojnë mund të çojë në krijimin e partive të tjera opozitare, ndoshta edhe me emra jo të njohur.

Vendi nuk mbetet kurrë pa opozitë. Do të marrë pak kohë. Do t’i japë Ramës mundësinë që të mbetet edhe pak kohë në pushtet, por ky mesa duket paska qenë fati i tij se sa aftësia e tij, por vendi nuk mund të mbetet pa opozitë”, tha ai për Klan News.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...