HYRJELAJMEKRONIKË“Kërkoj varje”/ Nëna e Mateos nuk beson te drejtësia: Klodianin ta zhdukin...

“Kërkoj varje”/ Nëna e Mateos nuk beson te drejtësia: Klodianin ta zhdukin të burgosurit ose ta bëj unë

Nëna e 8-vjeçarit të ndjerë, që i mori jeten fqinji i tij këmbëngul se dënimi me varje është ndëshkimi që meriton Klodian Çalamani.

Në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”, Flora Vasiu thotë se dënimi maksimal për 38-vjeçarin do të ishte mësim për të tjerët që guxojnë të bëjnë të tilla akte makabre.

“Kërkoj ndihmën e qytetarëve të mbledhim firma. Kudo ku ndodhen, brenda apo jashtë burgut. Të ngrenë zërin. Kërkoj varjen e tij që më morri engjëllin, ma morri nga gjiri. Të dënohet me varje, jo dënim me vdekje se nuk është asgjë për të”.

Besimin te drejtësia e kam humbur, pasi thotë se “po të ishte për drejtësinë, ai nuk do të kishte dalë fare”. “Të burgosurit që e kanë në burg Klodian Çalamanin ta zhdukin, ta masakrojnë. Ose të ma sjellë shteti ta zhduk unë me dorën time”, thotë ajo.

Çalamani ka qenë i arrestuar për pengmarrjen e një vajze në vitin 2012, por nuk dihet sesi ka mundur të përfitojë nga drejtësia.

Familjarët e vogëlushit kanë nisur nënshkrimin e një peticioni përmes të cilit, synojnë dënimin me vdekje të 38-vjeçarit. Peticioni është firmosur dhe nga qytetarë të shumtë, të cilët të tronditur nga ngjarja e rëndë, kërkuan varjen e tij në mes të qytetit të Fierit.

TE TJERA

spot_img