“Ëndrra ime nuk u realizua prej një gabimi” Studentja nuk mban lotët, nis të qajë para Ramës

Ditën e sotme në Kryeministri është organizuar ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për studentët ekselentë.

I pranishëm ishte dhe kreu i qeverisë Edi Rama, ku njëra prej studenteve që ka marrë mdealjen mes lotësh i ka treguar pengun e saj.

Për shkak të një gabimi, ajo rrëfeu se nuk mundi të vazhdonte studimet për mjekësi 3 vite më parë.

Biseda:

Studentja: Nuk dija që do kisha shansin të ndaja me ju një peng. Unë jam studente në vitin e tretë për Biologji te Shkencat e Natyrës. Në vitin e tretë të gjimnazit ëndrra ime ishte që të vazhdoja mjekësinë e përgjithshme, por për shkak të një gabimi, një faj që nuk rëndonte mbi mua, nuk arrita dot të realizoja ëndrrën time. Uroj shumë që kjo të mos i ndodhë askujt tjetër këtu. (përlotet)

Rama: Më vjen keq nuk e di rastin konkret sepse faktikisht prej disa vitesh tani është automatike hyrja në universitet sipas nivelit të çdo nxënësi. Kështu që mbase i përket vitit përpara se t futej platforma e hyrjes në universitet, por sidoqoftë. Çfarë ka ndodhur?

Studentja: Nuk isha informuar siç duhet…

Rama: Nuk ka qenë sistemi që ka bërë gabimin, realisht u çudita sepse faktikisht qysh se është futur ky sistem nuk ka asnjë ankesë. Sepse është krejtësisht objektiv. As nuk mund të ndërhyhet nga jashtë, siç ndodhte përpara dhe as nuk mund do të fshihet në rast ndërhyrje. Rëndësi ka që u sqaruam që s’ka lidhje me sistemin.

Çështja e koeficientëve të lëndëve me zgjedhje nuk i përkasim sistemin. Rrugës mbase do të vi dita që sa mirë më ndodhi ashtu atëherë. Nuk e harroj asnjëherë një faj nga më të zakonshmet të mbajtur për Steve Jobs, është fjala e mbajtur përpara studentëve dimplomantë, ku tregon sesi të gjitha ato momente të jetës së tij kur gjërat shkuan keq, përcaktuan në fakt atë që u bë suksesi i tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...