Aksident i rëndë që në mëngjes! Humbin jetën 7 persona dhe plagosen 8 të tjerë

7 të vdekur dhe 8 të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Egnatia Odos në Greqi.

Automjeti që po transportonte emigrantë të paligjshëm, është konstatuar fillimisht nga policia e cila i ka bërë me shenjë të ndalonte. Në këtë moment shoferi i automjetit i cili thuhet se ishte me origjinë moldave ka shtuar edhe më shumë shpejtësinë për ti shpëtuar policisë.

Por ky ka qenë edhe momenti më tragjik, pasi duke tentuar ti largohet policisë, drejtuesi i automjetit në momentin kur ka synuar të dalë nga rruga Egnatia është përplasur me anësoret në rrugë dhe është përmbysur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...