HYRJELAJMESHOWBIZ“Si ka qenë marrëdhënia me Bashën ndërkohë që ishte zëdhënëse e PD?”,...

“Si ka qenë marrëdhënia me Bashën ndërkohë që ishte zëdhënëse e PD?”, Floriana Garo befason me deklaratën

Floriana Garo është pyetur se si ka qenë marrëdhënia e saj me zotin Basha në kohën kur ishte zëdhënëse e PD. Garo tha se ka qenë një marrëdhënie distante.

“E kam takuar pak herë për të diskutuar për strategjinë e fushatës. Kam pasur një ekip me të cilin kam punuar, por me zotin Basha nuk kam pasur një komunikim shumë të shpeshtë. Pas përfundimit të fushatës nuk kam pasur aspak komunikim.

Dhe më ka bërë shumë përshtypje, asnjë telefonatë, asnjë falenderim, asnjë reflektim, asnjë mbledhje e ekipit dhe përveç fakti që mendova se Basha duhet të jepte dorëheqjen pas disfatës së radhës, të paktën duhet të tregonte një shenjë mirënjohjeje për ata njerëz që kishin kontribuar”, tha ajo për Ora News.

TE TJERA

spot_img