SHKODER, PUNONJESI I UJESJELLESIT FUTET NE FUND TE PUSIT PER TE SHPETUAR MACEN

Ka ende njerëz të mire në këtë bote. Këtë duhet ta mendojmë dhe besojmë ç’do herë. Rasti që na e konfirmon ketë ka të beje me një gjest tepër human.

 

Kanë qene Dit Zekaj vullnetar ne “Animals Need Me” dhe Fatjon Kavaja punonjës i Ujësjellës Shkodër. Ata kanë bërë të mundur shpëtimin e një maceje që kishte rënë prej disa ditësh në një pus dhe nuk ka arritur të dalë.

 

Kanë qene dy djemtë e sipërpërmendur të cilët janë mobilizuar për shpëtimin e saj. Nga sa bëhet me dije ata janë futur në një thellësi prej rreth 10 metrash për të shpëtuar macen.

 

Ngjarjen në fjale e ka publikuar një nga aktivistët e “Animals Need Me” të cilët kanë treguar rastin duke falënderuar dy djemtë. Si ç’do akt i bere me dashuri dhe humanitet macja është nxjerrë nga pusi e cila u ushqye dhe iu dha ujë.

 

Kjo mund të quhet një histori suksesi ose siç ka thënë edhe Nënë Tereza: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjera të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...