“Shikoj e takoj shpirtrat e të vdekurve”. Trondit Olta Canka, ata më thanë edhe për tërmetet

Olta Canka, e ftuara e sotme në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, a zbuloi se ka aftësinë të ndjejë shpirtrat e personave të vdekur por njëkohësisht sheh edhe vegime.

Një histori paranormale e përkthyeses shqiptare, e cila e ka ndarë me publikun këtë jetë të saj mes spiritualizmit dhe kontaktin me botën e përtejme.

“Jemi duke biseduar tani, më shfaqet befas para syve. Mund të jetë paralajmërim për diçka që do të ndodhë apo diçka që ka ndodhur. Mund të ketë lidhje me mua apo me ty, ose s’ka lidhje fare, por prek diçka të rëndësishme.

Është thjesht një mesazh dhe unë duhet t’i vë vend, ose ta mbaj në kujtesë derisa të lidhen vegimet me njëra tjetrën.” – shpjegoi ajo për të qartësuar mënyrën apo ndjesitë që përjeton kur është në kontakt me një shpirt.

Olta shprehu se kjo aftësi e saj nuk është pritur mirë nga njerëzit, por as nga ajo vetë. Në rini nuk e kupton se çfarë ishin ato që shihte, të cilat sot i përkufizon si vegime. Ajo rrëfeu se shpesh është konsideruar e çmendur për deklaratat e saj, por sipas saj kjo lidhet me ndjeshmërinë e saj të lartë dhe përjetimin e energjisë.

Një dukuri e paperceptueshme nga publiku, të cilët shpesh herë e kanë kryqëzuar Oltën, madje kanë kërkuar një vërtetim për këto eksperiencat të sajat. E teksa pyetej nga Ermal Peçi nëse mund të vërtetoheshin këto fjalë, ajo rrëfeu:

“Ka një histori që mund ta tregoj këtu. Ishin shumë shpirtra të lidhura me trojet shqiptare, shumë të përfshirë nga luftrat që kanë bërë për të çliruara këtë vend, për idealin e tyre. Isha me pushime për kokrrën e qejfit tim dhe më thonë që duhet të punojë me ta. Ulem në breg të detit, nis meditimin dhe shohim shpirtëra përreth meje të lidhur me zinxhir.

Nis punën me ta dhe shoh që ç’groposen nga trualli i tokës, ngrihen lartë dhe shkëpusin zinxhirët. Mbetën disa gropa në truallin ku ata ndodheshin dhe më thanë ‘kësaj do t’i pasojnë tërmetet, do të ketë tërmete të forta’. Dhe një nga arsyet pse kemi këto lëkundje sot, janë pikërisht këto gjëra. E gjithë energjia e shpirtërave po lëkundin tokën.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...