HYRJELAJMEAKTUALITETRama kujton skandalin me pastruesen: Tirja nuk ishte meteor që ra nga...

Rama kujton skandalin me pastruesen: Tirja nuk ishte meteor që ra nga qielli

Kryeministri Edi Rama foli sot për mjekët dhe infermierët që janë larguar nga Shqipëria.

Por ai u shpreh se gjithashtu shumë nga “bluzat e bardha” po rikthehen në vendin tonë edhe pse gjejnë kushte më të mira andej në spitale dhe klinika.

Gjithashtu kreu i qeverisë preku dhe çështjen e ryshfetit duke u shprehur se “Tirja” ishte pjesë e një kategorie që i gjen në spitale, por theksoi se nuk janë të gjithë njësoj dhe ka një përmirësim të shërbimeve, duke veçuar këtu Urgjencën Kombëtare.

“Kush është paradoksi këtu? Që në ndërkohë që në ndërkohë çështja e mjekëve dhe infermierëve, trajtohet si çështje e humbur, sikur këtu nuk ka mjekë dhe infermierë, sikur është një shoqatë kasapësh dhe berberësh që bëjnë sikur japin shërbim shëndetësor. E vërteta është që ne deri më sot nuk e kemi këtë problem.

Pra nuk e kemi problemin e vendeve të zbrazura që nuk ka kush ti mbulojë, as sa i përket mjekëve dhe infermierëve. Për të mos thënë që kemi mjek të rinj dhe infermier të rinj që konkurrojnë për të mbuluar pozicione që hapen dhe jo të gjithë mund të hyjnë në sistem.

Kemi një numër të konsiderueshëm mjekësh dhe infermierësh që janë në listë pritje. Kriza që patëm në fazën e parë ishte mbyllja e specializimeve, tani kjo është e tejkaluar.

Kam pasur mundësinë të bisedoj me disa syresh që janë kthyer, dhe është e qartë për çfarë kthehen, për një ambicie profesionale, për një lidhje me vendin, por edhe për një arsye tjetër, i shohin këtu kushtet e punës me të cilat mund të bëjnë punën e tyre.

Nuk ndjejnë që po ikin nga një klinikë apo spital ku punohet me instrumenta mjekësorë të fjalës së fundit dhe po vijnë këtu të kapin ato pincat e dashurisë shqiptaro-kineze. Ndërkohë që ju po më ndiqni mua, unë po shahem në “Facebook”. Se ju kur shaheni, shaheni në kolektiv. I kemi ndarë punët, edhe unë, edhe ju edhe ata që na shajnë. Deri tani më rezulton se të sharat na bëhen shëndet.

Kemi një urgjencë kombëtare në standard evropian. Sot nuk del dot njeri të thotë që i telefonova Urgjencës edhe nuk më erdhi. Duhet përmendur që mos marrim mësysh që Tirja doli nga ky mjedis. Siç nuk diskutohet që Tirja ishte meteor që ra na qielli, por i takon një kategorie të caktuar që është brenda sistemit.

Por shumica dërmuese e mjekëve dhe infermierëve nuk i përkasin asaj kategorie, dhe e dyta ajo kategori do vijë vit pas viti duke u tkurrur. Por duhet të jetë e qartë për qytetarët që shajnë në bllok nuk janë të gjithë njësoj”, tha Rama.

TE TJERA

spot_img