Plas keq në PD, Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga partia

Kryedemokrati Lulzim Basha është treguar më i prerë së kurrë ndaj lëvizjes së Berishës në PD dhe njoftimit të tij për organizimin e Kuvendit të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor ku pa paralajmëruar edhe përjashtimin e tij nga partia.

Në një intervistë për gazetarin e ABC Juxhin Mustafaraj, Basha shprehet se statuti e përcakton qartë se si duhet të sillet partia me ata që përçajnë partinë dhe bëjnë organizime të tilla në një kohë kur vetëm pak muaj më parë janë zhvilluar edhe zgjedhjet për kryetarin.

Kështu, Berishën e pret përjashtimi nga PD në rast të organizimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së që e ka paralamëruar në 11 dhjetor.

Basha e akuzoi Berishën dhe për bashkëpunim me anëtarë të kri mir të organizuar në Shqipëri, të cilët sipas tij i bashkon një hall i përbashkët: Shpallja “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Ne nuk e dimë dhe nuk do ta marrim vesh se çfarë ka kasaforta, por ne dimë se faktorë të interesuar në përçarjen e Partisë Demokratike nuk e kanë humbur shansin, nuk e kanë humbur shansin faktorët e kri mir të organizuar,

Suel Çelët, Aqif Rakipët, Tom Doshët, njerëz që me 25 prill kanë qenë, jo për herë të parë por gjatë gjithë kësaj dekade, nën flamurin e Edi Ramës përballë demokratëve”, tha Basha në intervistën për ABC.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...