Nuk është Braçe/ Ja kush është politikani i njohur që del në përgjimet e Taçit

Deputetët Erion Braçe e Ervin Salianji janë përplasur ditën e sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me përgjimet e antimafias italiane që zbuluan pastrimin e miliona eurove të klanit “Cosa Nostra” në Shqipëri.

Pjesë e kësaj skeme rezultoi të ishte dhe biznesmeni Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim dhe në reagimet për mediat i ka konsideruar të pakuptimta akuzat e ngritura.

Prokuroria italiane nuk flet me emra për politikanin shqiptar, por Salianji sot ishte i bindur se zëvendëskryeministri i dosjes në fjalë që ndihmoi në pastrimin e parave të “Cosa Nostra”-s ka qenë Erion Braçe. Nga foltorja, Salianji e akuzoi Braçen për këtë gjë dhe e pyeti nëse ishte ai personi që kishte dalë në përgjime.

“Zotëria parafolësi im, doli në përgjime. Ke dalë në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin. A je ti zëvendëskryeministri, o ti çohu në këmbë, a je ti zëvendëskryeministri që ke dalë në përgjime? Mos mu drejto mua si kështu, o kone…,”- tha Salianji, fjalë që sollën dhe përplasjen fizike mes tyre.

Pas rikthimit të qetësi në sallë, i prekur dhe me zërin që i dridhej mohoi totalisht të kishte lidhje me pastrimin e parave.

“Në këtë sallë, ka shpifës të dënuar nga gjykata. Madje jo shpifës së dënuar, por komplotues në kurriz të nderit, dinjitetit të njerëzve që janë në këtë sallë. E përsëritur, e përsëritur, natyrisht që ka një durim. Dokumenti i përgjimit të Rezart Taçit mban datën 18 tetor, 2021.

Atë dokument e zotëroj të plotë. Në 18 tetor 2021 unë nuk kam qenë zëvendëskryeministër. Që në shtator, roli im ka qenë thjesht i deputetit, që të jemi korrekt e të qartë. E di shumë mirë që në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza sa te njëri e te tjetri. Do e provoj që paguhen.

Kjo histori me lojëra luftërash banale që ndodhin këtu, përfundojnë te dita e pagesës kesh. O kam denoncuar unë privatësimin e Armos, të gjitha ngjarjet që kanë pasuar transaksionet e Armos, midis të cilave dhe ngjarje tragjike, nuk ka fol njeri në këtë sallë. Jo vetëm kam folur dhe kam kallëzuar në Prokurori. Një prokuror që nuk është më, e mori dhe e fshiu dosjen.

Aty e keni Armon varr të hapur të një korrupsioni politik, që nisi në atë parti dhe vijon të mbesë varr i hapur në atë parti. Mes meje dhe Taçit na ndan një oqean i madh. Unë me të s’kam folur kurrë. Unë nuk kam shkelur kurrë në televizionin e tij,”- tha Braçe.

Çfarë thuhet në përgjime për politikanin shqiptar?

Taçi është në kërkim, por dy njerëzit e tij në Shqipëri janë arrestuar, kunati Artur Balla dhe shoferi Bledar Lilo. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të verifikojë të gjitha pasuritë e biznesmenit të hidrokarbureve.

Hetuesit kanë kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë në vend, për të identifikuar llogaritë bankare në emër të Taçit dhe familjarëve të tij si dhe zyrës së pasurive të paluajtshme.

Dosja e plotë me rreth 100 faqe e Anti-Mafies Italiane zbulo rolin e ish-bosit shqiptar të naftës Rezart Taçi në transferimin e mbi 18 milionë eurove të një sipërmarrësi kontrovers italian të hetuar për lidhje me “Cosa Nostra”-n, Francesco Zummo. Për shumën që do të kalonte nga Zvicra në Shqipëri dhe më pas në Singapor ose Hong Kong, Taçi do të merrte pjesën e tij.

Mbi 3 milionë euro si “komision” për ndihmën. Sapo transferta nga banka zvicerane të mbërrinte në Shqipëri, nëpërmjet Petruzzella-s, do t’i duhej ta transferonte në një kompani në Singapor ose Hong Kong.

Kur italianët e kuptuan që paratë ishin të bllokuara, kaluan te varianti ‘B’, mbledhja e firmave të politikanëve shqiptarë. Pa përmendur emra, në një bisedë të përgjuar, Fabio Petruzzella kërkon që të përshpejtojë gjëra, por Balla, sipas tij, i kishte përshpejtuar.

“I tha absolutisht që jo, ti duhet të lëvizësh vetëm kur të të them unë. Pothuajse është e bërë, varet vetëm nga ky copë m*** që po mbledh firmat e të gjitha ministrave të qeverisë shqiptare, se nuk do që t’i çajnë b**** nga askush,”- është përgjuar të thotë Petruzzella referuar Ballës./dosja.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...