(Video) Jetonte i vetëm në një banesë të rrënuar, si e tërhoqi të miturin 38-vjeçari dhe më pas i mori jetën

Detaje të rënda nga ngjarja makabre në Fier, ku një 8-vjeçar u rrëmbye dhe u qellua per vdekje nga fqinji i tij.

Mësohet se autori i dyshuar, 38-vjeçari Klodian Calamani jetonte i vetëm në fshatin Grecalli në një banesë me vetëm një dhomë në kushte shumë të vështira ekonomike. Ai kishte arsim minimal vetëm 4 klasë shkollë.

Hetimet kanë zbuluar se të miturin fillimisht e ka joshur duke i dhënë biçikletën dhe rreth orës 9:30 e ka futur në oborrin e banesës e më pas e ka qëlluar me një mjet të fortë pas koke (kazmë).

Pasi fëmija humbi jetën autori nxitoi të mbulonte gjurmën duke hapur një gropë rreth 50 cm në bahçen pranë banesës së tij ku fshehu trupin.

Në polici pasi ka pranuar autoresine, ka treguar se ka vepruar i vetëm si për aktin e fëmijës ashtu edhe për groposjen e trupit. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...