Po kërkon burrë në ”Love Story”/ E vështirë është ta kesh edhe burrin edhe vjehrrin këtu…

“Talk Show” i fromatit të dashurisë “Love Story” ka nisur pasditen e djeshme nën drejtimin e Eni Shehut, bashkë me panelin e opinionisteve, Zhaklin Lekatari dhe Xhensila Pere. Konkurrentët janë prezantuar dhe më mirë.

Të pyetura nga Eni Shehu se a kishin emocione nga djemtë apo nga prania e Robertit, babait të Kristit në emision, Kleona i ka habiur të gjithë me përgjigjen.

Kleona: E vështirë të kesh edhe burrin e ardhshëm, edhe vjehrrin në emision.

Eni Shehu: Kur e ndjeve në çfarë momenti?

Kleona: Nuk e ndjeva…

Liljana: Për Robertin është një moment shumë i vështirë, pasi përfshihet jeta e tij personale me atë profesionale dhe është komplet një përplasje. Mendoj se duke e njohur Robertin si personalitet, mendoj se do të jetë tepër objektiv dhe do ta gjykojë gjënë me objektivitet.

Kristi: Më erdhi shumë çudi që nuk bënë fare komente në lidhje me këtë situatë, që nuk bënë as komente për këtë fakt.

Liljana: Është një gjë që bie në sy më shumë se duhet, por mua më pëlqen shumë si fenomen

Eni Shehu: A ju ka ndodhur gjithmonë vajza që kur shkoni në një takim me një djalë takoheni me “vjehrrin” direkt?

Liljana: Nuk ndodh asnjëherë që në gjithë linjën e dashurisë me një mashkull të të ndjekë personi, vjehrri potencial.

Eni Shehu: Ju e quani në ndihmesë apo një pengesë këtë?

Liljana: Jo, sepse kështu është formati.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...