HYRJELAJMEKRONIKËPlas grushti te Spitali i Traumës/ Përleshen mjeku dhe kryeinfermieri, si nisi...

Plas grushti te Spitali i Traumës/ Përleshen mjeku dhe kryeinfermieri, si nisi sherri pas konfliktit për pacientin

Ditën e sotme një ngjarje aspak e këndshme është shënuar në ambientet e brendshme të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se në orët e paradites, kryeinfermieri i Ortopedisë së Parë me inicialet O.K., është konfliktuar fizikisht me mjekun kirurg ortoped me inicialet J.R.

Shkak mësohet se është bërë një pacient të cilin mjeku në fjalë e kishte në dhomën e vizitës, por kryeinfermieri i ka kërkuar pacientit të dilte jashtë.

Në këtë moment ka nisur konflikti mes tyre i cili ka agravuar deri në perplasje fizike, por ndërhyrja e personelit tjetër dhe pacientëve në korridor ka shmangur pasojat e mëtejshme.

Burime pranë spitalit, thanë se mjeku J.R., e ka referuar ngjarjen edhe në Drejtorinë e SUT.

TE TJERA

spot_img