HYRJELAJMEPOLITIKËIsh-themeluesi i PD-së jep mesazhin e fortë: Të largohet Berisha dhe Basha...

Ish-themeluesi i PD-së jep mesazhin e fortë: Të largohet Berisha dhe Basha dhe të nisë një fillim i ri

Njëri nga ish-themeluesit e PD-së në vitet’ 90, Zenel Hoxha foli edhe lidhur me rikthimin e Sali Berishës dhe Foltores së tij, për të cilën u shpreh se ishte i paparashikueshëm.

“Secili prej nesh jemi në gjendje që të parashikojmë gjërat, por kjo ishte e paparashikueshme, Tentativa për tu rikthyer Berisha, sipër tij është një areolë.

Vështirë që të ketë zgjidhje në këtë situatë, kam përshtypjen se secili tenton të marrë atë plaçkën e vet dhe tenton të largohet. Po të ishte mirë, por që është e pamundur pak edhe për shkak të përfshirjes së Berishës, në këtë rast, se po të ishin grupimet tjera,

mund të gjendeshin alternativa por sot është e pamundur që të gjendet rruga e mesme, që do të ishte largimi i të dyve, dhe një fillim të ri, ka djem të rinj që do të konkurronin. Ok, unë do ta përshëndesja atë tundimin që ndodhi”, tha ai për MCN Tv.

TE TJERA

spot_img