Detaje të reja nga tragjedia në Greqi, familja shqiptare që u shua në aksident po ktheheshin nga dasma

Ditën e djeshme një tragjedi ndodhi në Greqi, ku 3 persona anëtarë të së njëjtës familje me origjinë shqiptare kanë humbur jetën në aksident.

 

Makina me të cilën udhëtonte familja shqiptare, prindërit dhe dy fëmijët e tyre, u përplas me një kamion cisternë. Përplasja ishte aq e fortë saqë automjeti i tyre u shkatërruar tërësisht. Për fat të keq, humbën jetën bashkëshorti 46 vjeç, gruaja 43 vjeç dhe vajza e tyre 22-vjeçare.

 

Ditën e sotme janë zbardhur të tjera detaje nga kjo tragjedi. Raportohet se një gëzim familjar i kishte bërë bashkë katër anëtarët e familjes. Ata po ktheheshin nga një dasmë në momentin kur u përfshinë në një aksident tragjik u mori jetën.

 

Ndërkohë djali i familjes 17-vjeç, ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Familjarët e të ndjerëve kanë mbushur rrjetin me dedikime mjaft prekëse, ndërsa njëri prej tyre ka zbuluar edhe detajin tragjik që rruga e kthimit nga dasma u kthye në një tragjedi për ta.

 

“Ah bre zemrat e mia, erdhët për dasmë dhe nuk shkuar dot në shtëpi të gjallë. Zoti iu pastë afër inshallah,”, shkruan i afërmi në rrjetet sociale. /News31

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...