Apeli i Piperos: Mos neglizhoni simptomat e Covid, ka ardhur koha e…

Të gjithë personat që dyshojnë se janë të prekur me koronavirus, duhet të bëjnë testin PCR edhe më shumë se një herë veçanërisht në rastet kur kanë të afërm pozitivë.

Në studion e Klan News mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se testet tregojnë saktësi në shumicën e rasteve.

“Aftësia apo mundësia e virusit për t’u shumëzuar nuk varet vetëm nga ai por edhe nga imuniteti i organizmit. Ndaj kemi thënë që herët se për ta konfirmuar diagnozën shpesh nuk mjafton vetëm një test duhen dy, tre apo më shumë se sa kaq.

Por një person i cili ka klinikë të ngjashme me Covid-in edhe pse tani kemi edhe viruse të tjera qarkulluese, si gripi stinor apo të tjera, por në këtë peridhë një person që ka shenja, simptoma apo klinikë të ngjashme me Covid-19, së pari duhet të përjashtohet Covid-19”.

Pipero thekson se qytetarët nuk duhet të neglizhojnë asnjë simptomë dhe duhet të konsultohen me mjekun e familjes.

“Mjaft qytetarë përkundër kshillave që iu japim duhet doemos të referohen te mjeku i familjes. Nuk është si gripi. Për Covid, me shenjat e para, nëse një qytetar ka një familjar pozitiv në shtëpi apo vjen nga një drekë, darkë nga një lokal i mbyllur apo takim, event publik dhe ka shenjat e Covid-it, qofshiin këto edhe të gripit, duhet doemos të shkojë te mjeku i familjes”.

Ditët e fundit janë shtuar zërat për aplikimin e “Green Pass” edhe në vendin tone në bare, restorante apo ambiente të ndryshme publike, Pipero thotë se duhet aplikuar sa më shpejt.

“Absolutisht jam për Green Pass. Nuk duhet të bëjmë ndryshe nga bota sepse virusi, e para, nuk njeh kufi, e dyta, nuk bën përjashtime, por përpara se të shkojmë te Green Pass, duhet doemos t’iu lihet kohë qytetarëve, një kohë e përshtatshme për të vrapuar për t’u vaksinuar”.

Specialistët bëjnë thirrje për vaksinim për të shmangur çdo përkeqësim të mundshëm të shëndetit në momentin që mund të preken nga Covid-19.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...