7 vite pa të! Landi Hysi kujton Dr.Florin me fjalët e ndjera

Largimi i parakohshëm nga jeta i Dr. Florit përloti të gjithë sferën e e showbizit shqiptar, e ndonëse vitet kanë kaluar, miqtë më të ngushtë e kujtojnë me po aq mall dhe emocion.

Në 7-vjetorin e largimit nga jeta, miku i tij i ngushtë, Landi Hysi e ka kujtuar me një moment së bashku në skenë.

“7 vite mungesë, por një pafundësi pranie! Dr Flori, 17 nëntor 2014”, ka shkruar Landi krah fotos e cila është shkëputur nga performanca e këngës “Në krahët e tua do jem”.

Kjo nuk është hera e parë që Landi e kujton mikun e tij të ndjerë, me postime të ndryshme dhe mbështetje për familjen e tij në çdo kohë.

Kujtojmë që pak kohë më parë, ndonëse jo fizikisht, Aurela Gaçe dhe Stine “rikthyen” Dr.Florin tek dëgjuesit, përmes muzikës. Ata kanë publikuar këngën “S.F.L”, që është shkurtimi i emrave Stine, Flori dhe Lela, një bashkëpunim pjesë e të cilit është edhe Flori, përmes zërit të tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...