HYRJELAJMEKRONIKË“U prehsh në paqe ëngjëll i vogël”, Blendi Fevziu reagon i tronditur...

“U prehsh në paqe ëngjëll i vogël”, Blendi Fevziu reagon i tronditur për ngjarjen makabër të 8-vjeçarit

Qyteti i Fierit dhe të gjithë shqiptarët mbrëmjen e sotme u tronditën nga akti makabër e 8-vjeçarit nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.

Në lidhje me këtë ngjarje tronditëse ka reaguar dhe gazetari Blendi Fevziu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin masa që historia e vogëlushit të pafajshëm mos pasohet nga krime të tjera.

Fevziu shton se kjo ngjarje meriton nëj reflektim të plotë dhe organet përkatëse duhet të merren me indetifikimin e të gjithë personave të rrezikshëm.

“Nje femije 8 vjecar, krejtesisht i pafajshem, ka munguar sot ne shkolle. Engjelli i vogel eshte rrembyer, mbytur dhe groposur nga fqinji i tij, me gjase nje i semure mendor, por edhe nje perserites i ketyre akteve. Pertej te qenit nje akt makaber, nje ngjarje e tmerrshme dhe nje mbytje tejet troditese, ajo eshte nje kembane per shoqerine tone.

Detajet nuk kane dale ende, por nuk eshte ngjarja e pare e ketij lloji. Kur i hyn me ne thellesi befas zbulon qe autori, ka kryer edhe here te tjera tentativa te ngjashme. Dhe e kane ditur te gjithe, lagjia, komshinjte, policia dhe drejtesia qe me gjase e ka lene te lire.

Pa dashur te akuzoj askend, ngjarja meriton nje reflektim te plote, nje ndeshkim te te gjithe fajtoreve dhe nje identifikim te gjithe personave me rrezikshmeri te tille. Po nuk ndodhi kjo, ky vend sdo te gjeje me kurre qetesi. Dhe persona te tille do te vertiten rrugeve, ndersa toleruesit apo ata qe i lirojne do te vijojne te gezojne parate e pista me te cilat kane marre vendimin.

Qe historia e vogelushit 8 vjecar te mos pasohet nga mgjarje te tjera, duhet te bejme presion te gjithe. (P.s kete thame edhe ne ngjarjen e tmerrshme te dikurshme te Palases, por vec nje impenjimi 2 – 3 mujor, e gjitha u harrua).

ENGJELLI I VOGEL DHE I PAFAJSHEM U PREHTE NE PAQE!”, shkruan Fevizu.

TE TJERA

spot_img