HYRJELAJMEKRONIKËTronditëse në vendin tonë/ Rrëmbeu dhe groposi në baltë djalin 8-vjeçar të...

Tronditëse në vendin tonë/ Rrëmbeu dhe groposi në baltë djalin 8-vjeçar të fqinjit, identifikohet autori i ngjarjes (EMRI)

Identifikohet emri i autorit të krimit makabër sot në Fier, ku një fëmijë pasi u mor peng, u gropos duke i sjellë atij vdekjen.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për 38-vjeçarin Klodian Çalamanin. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Grecalli të Fierit.

Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë denoncimin për mungesën e djalit të tyre. Ai pas kontrolleve u gjet i groposur në baltë, dhe i pajetë.

Policia ka zbuluar trupin e pajetë të fëmijës në oborrin e banesës së fqinjit. Pasi kanë parë disa kamera sigurie, familjarët kanë parë se djali i tyre kishte hyrë në banesën e fqinjit, pasi ai ishte duke lëvizur me biçikletën e autorit.

Fill pas këtij episodi, familjarët njoftuan policinë që kjo e fundit të kryente kontrolle në këtë banesë.

TE TJERA

spot_img