“S’kam më respekt për të”, këngëtari i njohur shpërthen keq ndaj Ardit Gjebreas

Këngëtari Mentor Hazizi nuk i ka ndaluar akuzat e tij ndaj Festivalit të RTSH-së, ku ia s’kualifikuan këngën që në fillim.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Mentori thotë se nuk ka më respekt për Ardit Gjebean, i cili ishte njëri prej pjesëtarëve të komisionit të festivalit, ku kënga e Hazirit u skualifikua.

Mentor Haziri: Ata janë totalisht të korruptuar. Më ka ardhur shumë keq, sepse për Arditin kam pasur shumë respekt në të kaluarën. Nuk është që kam me respekt për Arditin, për shkak se mënyra se si jam eliminuar, pa hyrë në garë fare më ka bërë të mendoj ndryshe. Nuk kam më respekt për deri sa kënga ime nuk është pranuar dhe ai është në krye të atij komisioni.

Haziri thotë se si rasti i tij ka shumë artistë që përballen me padrejtës në Shqipëri, e për këtë arsye ai thotë se do vazhdojë të mbrojë të drejtën e tij deri në fund, pasi sipas Mentorit, kënga është eliminuar me të padrejtë nga edicioni i 60-të i festivalit të këngës.

Këngëtari tregon se pas deklaratave që ka bërë në rrjetet sociale, i kanë ardhur shumë mesazhe nga artistë, që i thonë se kanë kaluar eksperienca të njëjta me Mentorin.

Mentor Haziri: Ata janë komision i turpit, pikë. Ka qenë totalisht e qëllimshme. Do mbroj të drejtën time deri në fund. Do protestoj. Nuk e keni idenë sa kompozitorë dhe këngëtarë më kanë shkruar “ti je zëri im” sepse në Shqipëri ka shumë padrejtësi. Ata nuk duan këngëtarë, që këndojnë mirë.

Një ndër arsyet që shumë artistë nuk marrin pjesë në këto festivale, janë këto dallavere që bëhen. Unë jam i urtë, por unë e kërkoj të drejtën time deri në fund.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...