HYRJELAJMESHOWBIZPas Donaldit është radha e Borës të preket nga surpriza e Romeos

Pas Donaldit është radha e Borës të preket nga surpriza e Romeos

Surpriza e Romeos për Donaldin nuk ka prekur vetëm këtë të fundit, të cilin e kanë pushtuar lotët, por edhe Borën.

Ajo ka publikuar në rrjetin e saj social instagram momentin e surprizës së Donaldit duke etiketuar Romeon dhe vëllain tjetër të tyre, Marion.

 

Bora ka lënë të kuptohet se dhe ajo është emocionuar njëjtë me Donaldin për këtë surprizë që i bëri të gjithë të nxjerrin lot gëzimi e dashurie.

Bora dhe Donaldi janë cifti që kanë dhuruar më shumë emocione për publikun me takimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

 

Bora shkoi për të takuar shoqen e saj Semin, por nuk mungoi edhe takimi me Donaldin, i cili ia doli t’i rrëmbente një puthje.

 

Kujtojmë se Donaldi nuk harroi datën e tyre dhe para disa ditësh, hoqi varësen nga qafa dhe e futi në një qese me ëmbëlsira për t’ia dhënë Borës. Ndërsa moderatorja bëri një postim në Instagram duke treguar se e kishte marrë surprizën dhe mesa duket, mund të ketë një ribashkim kur të jenë jashtë.

 

 

TE TJERA

spot_img