Hetimet për Rezart Taçin, përgimet italiane: Ai bir k*rve na tha se… Kryeministri i ka premtuar drejtorit

Sekuestrimi i 18 milionë eurove që pritej të pastroheshin në Shqipëri dhe të cilat i përkasin mafias italiane kanë vënë në lëvizje drejtësinë shqiptare, pasi përveç biznesmenit Rezart Taçi, ka dyshime të forta për përfshirje te zyrtarëve të nivelit të lartë në këtë skemë korruptive.

Rezart Taçi është shpallur në kërkim për pastrim parash, por ai nuk është i vetmi i përfshirë në këtë skemë, pasi edhe vetë Kryeministri Edi Rama ka dalë në përgjime.

Fax News ka siguruar dosjen e Prokurorisë Italiane, ku është zbardhur biseda mes dy shtetasve Fabio Petruzella dhe partneres së tij Marina.

Në këtë dosje pretendohet se paratë do të pastrohen në Shqipëri dhe për ta bërë të mundur këtë gjë fjala ka shkuar deri te zv/Kryeministri dhe Kryeministri.

Në dosje, Fabio i thotë partneres se për të pastruar paratë e ‘Fondit Zummo’ drejtorit të Parandalimit të Pastrimit të Parave i është premtuar rikonfirmimi në detyrë.

Në një moment, shtetasi italian Fabio e quan drejtorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave ‘Bir K*rve”, duke shtuar se ky i fundit i ka thënë që është kryer ai muhabet tashmë.

Ditën e sotme, Ervin Salianji gati u përplas fizikisht me ish-zëvendes kryeministrin Erion Braçe, pasi Salianji deklaroi se Braçe rezulton i përfshirë në dosjen e Rezart Taçit. Gjithsesi, duke pasur parasysh faktin që biseda është regjistrua në datë 18 tetor, Erion Braçe figuron thjesht si një deputet ndërsa zëvendëskryeministër është Arben Ahmetaj.

Ja çfarë shkruhet në Dosje

Më 18 tetor 2021, Petruzzella, duke folur me partneren e tij, i tregon që është akoma optimist për situatën pasi bashkëpunëtorët e tij kishin “arritur deri tek kryeministri”, dhe se nuk rezultonte që llogaria tek “Alpha Bank” të ishte sekuestruar. Megjithatë ai thotë se ishte e nevojshme të bëhej një lëvizje “si fillim i zhdukim, pastaj i kalojmë për në Hong Kong, ose diku tjetër”.

Fabio: Më tha duhet të rrish i qetë, jemi me fat që klienti është 90 vjeç….kështu që duhet të kalojnë tre muaj…ai thotë “Fabio, të kuptoj mirë, por nuk varet vetëm nga unë”.

Marina: Po ti e kuptove këtë?

Fabio: Po, dreqin kanë arritur deri tek Kryeministri

Marina: Por e ke kuptuar që nuk varet vetëm nga ai? Do me thënë është e vërtetë ajo që thotë?

Fabio: Po, po sigurisht

Marina: Se e ke parë vetë?

Fabio: Ma tha me siguri, se drejtori i bankës thotë që gjërat nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do jenë ndonjëherë të ndërlikuara.

Marina: Po ti vetë ça përshtypjesh ke?

Fabio: Që kanë nevojë për kohë, që nuk ka ndonjë problem serioz. Përndryshe do kishin mbërritur…

Marina: Te kush? Tek ata apo tek Zummo?

Fabio: Tek Zummo….në fillim i zhdukim pastaj i kalojmë në Hong Kong ose diku tjetër.

Në vazhdimësi të bisedës kuptohet që Rezart Taçi nuk ka futur në lojë kryeministrin, por zv/kryeministrin, nga i cili pritej rikonfirmimin për veprimin, në mënyrë që të zhbllokohej fondi i Zummo-s.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...