HYRJELAJMEKRONIKËEkzekutimi i dy të rinjve në Astir, policia kontrollon shtëpinë, flet gruaja:...

Ekzekutimi i dy të rinjve në Astir, policia kontrollon shtëpinë, flet gruaja: Burri ka ikur për…

Policia e shtetit mesohet se ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e Elvis Gacaj, anëtar i klanit Duka, si person që mund të ketë dijeni mbi ekzekutimin e dyfishtë në Astir, atë të Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit, mbrëmjen e së shtunës.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se teksa ngjarja është regjistruar si ekzekutim në rrethana cilësuese, policia ka ushtruar një sërë kontrollesh në banesa të ndryshme në Tiranë.

Por ajo që bie në sy nga këto kontrolle është ajo në shtëpinë e Elvis Gacaj, i cili njihet si anëtar i klanit Duka.

Gazetarja raporton se gjatë kontrollit në shtëpinë e Gacaj, bashkëshortja e tij tha se ai nuk gjendej në shtëpi, pasi ka ikur për peshkim jashtë Tirane dhe se nuk mban telefon me vete.

Ndërkohë, janë janë marrë në pyetje dhe të afërm të personave që konsiderohen si anëtar të këtij grupi, bëjnë me dije burime për TCH.

Po ashtu është ushtruar kontroll edhe në një lokal në Tiranë , i cili njihet si bazë e klanit Duka.

Rigers Mihasi është qëlluar me 13 plumba dyshohet se ishte person me precedente te theksuar ne te kaluaren./top channel

 

TE TJERA

spot_img