HYRJELAJMEKRONIKËÇ'bëhet kështu... Ngjarje e rëndë/ E ëma mban prej 3 ditësh vajzën...

Ç’bëhet kështu… Ngjarje e rëndë/ E ëma mban prej 3 ditësh vajzën e pajetë në banesë

Një tragjedi familjare ka dalë në dritë nga ndërhyrja e policisë greke mbrëmjen e kësaj të diele në Mecovo.

Një 61-vjeçare u gjet e pajetë pranë nënës së saj të moshuar, e cila prej tre ditësh nuk kishte njoftuar askënd për humbjen e vajzës së saj.

Policia ka mbërritur në shtëpi, pas komunikimit telefonik të djalit të familjes me fqinjët, i cili duke qenë se ndodhet jashtë vendit nuk kishte mundur dot të komunikonte me familjarët e tij.

Autopsia pritet të zbardhë vdekjen e 61-vjeçares, ndërkohë që nëna e saj 92-vjeçare, e cila po përballet me një problem shëndetësor, është transportuar në spital me autoambulancë.

TE TJERA

spot_img