HYRJELAJMEKRONIKËBIÇIKLETA ÇOI NË ZBULIMIN E TRUPIT TË 8-VJEÇARIT, AUTORI PRANON AKTIN

BIÇIKLETA ÇOI NË ZBULIMIN E TRUPIT TË 8-VJEÇARIT, AUTORI PRANON AKTIN

Dalin detaje të reja tronditëse nga vrasja makabër në Fier ku Klodian Çalamani është komshi me viktimën, fëmijën 8-vjeç që rrëmbeu dhe e mori peng.

Nga dëshmitë e para mësohet se pikënisja e hetimeve për të kryer kontrolle në banesën e Klodian Çalamënit erdhi për faktin se pranë banesës së tij u gjend biçikleta e 8-vjeçarit me të cilën fëmija po bënte xhiro, por edhe e shkuara e 38-vjeçarit i cili ishte i skeduar nga drejtësia për një tjetër pengmarrje disa vite më parë.

Ai e ka mbytur dhe më pas e ka mbuluar me baltë, duke e groposur në një cep të oborrit të tij fëmijën. Do bëhet këqyrja e trupit të fëmijës që të zbulohet se nga cfarë ka ardhur vdekja.

Policia ka nisur kontrollet në terren dhe në bazë të dyshimeve ka kontrolluar shtëpinë e fqinjit Klodian Çalamani ku brenda saj ka gjetur trupin e pa jetë të fëmijës dhe të mbuluar me baltë.

Çalamani është arrestuar nga policia, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.

“E mora në shtëpi. E mbyta dhe e groposa me baltë në oborr”. Ky ka qenë rrëfimi makabër i autorit të dyshuar. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, si dhe motivimet.

TE TJERA

spot_img