HYRJELAJMEKRONIKË“Si u larguan autori qe "eleminoi" Mihasit dhe Dumanit?”/ Gazetarët hedhin pikëpyetjet...

“Si u larguan autori qe “eleminoi” Mihasit dhe Dumanit?”/ Gazetarët hedhin pikëpyetjet e forta: “Kush i la jeshilë semaforët?”

Zona e Astirit u trondit pak ditë më parë nga një ngjarje e rende. Viktima mbetën dy të rinjtë Erigers Mihasi, 32-vjeç dhe miku i tij Armand Dumani 26-vjeç.

Mirëpo kjo ngjarje e dyfishtë ka ngritur dyshime të forta sa i takon rolit të policisë së shtetit në hetimin e saj.

Diten e sotme, gazetarja Klodiana Lala dhe analisti Artur Zheji ngritën dyshimet për mënyrën si atentatorët dolën me shpejtësi nga një zonë si Astiri, ku një njeriu të zakonshëm i duhet 50 minuta të kalojë trafikun.

Analisti Zheji kërkoi që hetimi të përfshijë dhe efektivë të zonës, ose segmente të policisë, të cilët mund të kenë hapur qëllimisht semaforin për t’i dhënë mundësi autorëve të aktit të largohen.

Gazetarja Lala bëri me dije se SHÇBA ka nisur një hetim për të parë veprimet e një efektivi që ndodhej vetëm 100 metra nga vendngjarja.

TE TJERA

spot_img