HYRJELAJMESHOWBIZPo sikur Mark Frroku ta tradhtonte? Rudina Dembacaj tregon se çfarë fo...

Po sikur Mark Frroku ta tradhtonte? Rudina Dembacaj tregon se çfarë fo ti bënte… (foto)

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë një ndër çiftet më të komentuara të mediave rozë.

Më 1 tetor të këtij viti ata madje kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre, në një festë me shumë të ftuar VIP, dhe të shumëkomentuar në mediat rozë.

Por, ç’do të bënte Rudina nëse Marku do ta tradhtonte? Këtë kuriozitet e kanë patur ndjekësit e saj, që e kanë pyetur në një “mini-intervistë” të zhvilluar në Instagram. Por aktorja e ka shumë të qartë se çfarë do të bënte. Shumë shkurt ajo u përgjigj: “Do ta lija”.

Ndër të tjera, ajo ka treguar se edhe pas celebrimit, mban mbiemrin e saj, dhe jo të partnerit. “Rudina Dembacaj Përgjithmonë. Thjesht e dashuruar me Frrokun tim”, shkroi aktorja në një nga përgjigjet për ndjekësit.

Gjithashtu, ajo zbuloi se kishin bërë plan të udhëtonin për festat e fundvitit, por Covid-19 i kishte penguar sërish.

TE TJERA

spot_img