Gjyqtarja e videove skandaloze në Tik Tok: Ju lutem mos më gjykoni për …

Enkeleda Kapedani, e cila pushtoi rrjetet sociale, pasi publikimit të disa videove skandaloze që ajo publikonte në Tik Tok, ka dalë sot para organeve të vettingut.

Gjyqtarja e Elbasanit e cila eshte e pezulluar nga detyra, e cila ekspozonte veshjet e shtrenjta dhe dëgjonte këngë me mafia, ka preferuar të mbrohet vetë dhe nuk ka marrë avokat në seancë.

Relatorja Brunilda Bekteshi tha se subjekti është hetuar në tre kriteret. ILDPK ka deklaruar se nuk ka burime te ligjshme për të justifikuar pasurinë, nuk ka bërë deklarim të saktë.

Gjyqtarja ka një apartament banimi në vlerën 50 mijë euro në Tiranë. Është një pasuri e krijuar para detyrës së saj si magjistrate dhe se është pronare e vetme e apartamentit. Kapedani ka shpjeguar se babai i saj ka punuar në Greqi dhe ka patur mundësi financiare.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer hetimin dhe ka rezultuar se familja e saj ka të ardhura për të justifikuar këtë pasuri të blerë para fitimit të statusit të magjistratit.

Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Enkeleda Kapedani të ardhurat i ka nga paga si gjyqtare dhe nga mësimdhënia në privat e më pas në Universitetin Shtetëror të Elbasanit. Gjitahshtu, në pasurinë e saj përfshihen dhe ato të bashkëshortit si dhe disa dhurime nga i vëllai në Skoci, në shuma jo të vogla.

“Kam vetëm një kërkesë, ju lutem mos më gjykoni për vëshjen dhe muzikën. Kam dhënë prova se jam një gjyqtare e patrembur dhe shërbëtore e ligjit. Fatkeqësisht më ndodhi të jetoj në një shoqëri, ku imorali bën moral”, tha ajo sot.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...