Deklarata e Grida Dumës: Nëse ka ardhur koha, le të shkatërrohet PD-ja

Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka deklaruar sot në Kryesinë e partisë se Partia Demokratike mund edhe të shkatërrohet.

Mbledhja është shoqëruar me debate të forta mes disa anëtarëve dhe kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.

Në një moment, zëvendësja e Lulzim Bashës është shprehur:

“Nëse ka ardhur koha, kjo parti të shkatërrohet. Le të shkatërrohet”.
Deklarata e Grida Dumës ka shkaktuar habi, por ajo ka vijuar më tej me fjalën e saj:

 

“Po propozoni sot datën 18 për Kuvendin, po është një akt i madh i përballimit. Unë besoj tek veprimi politik. Dëgjoj sot që kërkoni shpëtimin tek vota popullore. Krimet më të mëdha të njerëzimit janë bërë në emër të popullit. Sa herë kanë ulëritur çdo populli, bën partia është bërë çdo partia bën populli.

A ka mbaruar apo jo koha e dikujt në këtë parti, e Sali Berishës. Mbaj mend që në 2013 Sali Berisha tha kam dhënë dorëheqje, nuk kthehem kurrë.

 

A ka mbaruar apo jo koha e dikujt, një individi apo jo, kjo mbetet retorike.

Ajo që di mirë është që koha ka ardhur që të zhduket kulti i individit!

 

Ky Kuvend i datës 18 duhet të jetë reflektim i vërtetë, jo një ndjesë hipokrite me problemet tona.

Ky është një moment që shënon si do jetë fati i kësaj partie. E kjo parti duhet të jetë e vërtetë.

Janë emëruar, promovuar e mbështetur njerëz me pa të drejtë për të mbajtur balancat dhe gjoja përfaqësimet.

 

Kjo parti duhet të njohë mirë çfarë është gara, çfarë është meritokracia. Pas 30 vjetësh diskutohet sërish që zgjidhja qenka po një njeri.

Kulti i individit duhet të bjerë e të nisë gongu i garës. Kjo është mision për ty Kryetar. Bëje këtë parti një parti të të ardhmes”, është shprehur Grida Duma.

Gjatë gjithë diskutimit të saj, Grida Duma ka qenë në mbështetje të Lulzim Bashës dhe kundër liderit historik të PD, Sali Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...