Bashën se mbajnë nervat në Kuvend, i thotë Ramës: Mbeturinë, dil kërko falje! Kryeministri ndërhyn: Ule zërin

Kreu i PD Lulzim Basha ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Rama nga foltorja e Kuvendit, duke folur dhe me tone të larta.

Ai e ka quajtur Ramën “mbeturinë” dhe “gënjeshtar” që ka 8 vite që ka vjedhur qytetarët shqiptarë. Në vazhdën e replikave që kanë nisur me njëri-tjetrin prej nisjes së seancës plenare, kryeministri ndërhyri duke i kërkuar Bashës të ulte zërin.

“Tonin e zërit tim nuk e përcakton ti. Dil këtu dhe kërko falje. Dil nga kjo sallë ku ke hyrë përdhunshëm”, iu përgjigj Basha.

“Ky është një mashtrim ordiner që e bën vetëm njëri që i fut në xhepin e vetë. Ose një i fandaksur. Ose dil këtu dhe thuaju më fal shqiptarëve. Siç ke gjënyer në 8 vite. 8 vite gënjeshtra dhe mashtrime. Del këtu dhe mashtron prak. Kur kapesh me mashtrime del e fyen PD. Mbeturinë e social-realimit.

Tonin e zërit tim nuk e përcakton ti. Dil këtu dhe kërko falje. Dil nga kjo sallë ku ke hyrë përdhunshëm. Mos Harro Kenedin. Ka një citim që nuk të vjen mirë ty por do dalë populli ta këndojë”, u shpreh Lulzim Basha, kreu i PD.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...