Aksidenti i tmerrshëm shuan familjen shqiptare në Greqi, vjen reagimi nga…

Komuniteti lokal ka reaguar pas aksidentit tragjik të familjes shqiptare në aksin Xyniada-Koromilia, ku humbën jetën tre persona.

Në makinën e tyre tip “Toyota” udhëtonin babai, nëna, vajza e tyre 22 vjeçe dhe djali 17 vjeçar. Mediat greke raportojnë se vetëm ky i fundit mundi të dalë gjallë nga grumbulli i hekurave që u katandis makina pas përplasjes së fortë me tankerin e gazit që po u vinte përballë. Të tre të tjerët ndërruan jetë në vend.

Ky aks, sidomos në vendin pranë zonës që quajtur Domokos njihet si zonë problematike nga banorët, të cilët janë bërë dëshmitarë të aksidenteve të ngjashme edhe më herët.

përfaqësuesi i komunitetit të Koromilas, Dimitris Giataganas u shpreh se zona ku ndodhi aksidenti është kthyer në një aks tepër të rrezikshëm kohët e fundit për shkak të degradimit të rrugës.

“Për dekada këtu nuk ka ndodhur asnjë aksident, por sëfundmi kemi parë një numër të madh aksidentesh fatale. Asfalti është degruduar dhe me shiun e parë kthehet në gjalp. Jemi me fat që nuk jemi vrarë deri më tani ne që e përdorim këtë rrugë çdo ditë”, u shpreh ai.

Autoritetet greke nuk kanë publikuar ende identitetin shqiptarëve që u përfshinë në këtë aksident tragjik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...