Vokshi nxjerr bllof Lulzim Bashën: Ja cili ishte qëndrimi i Berishës për djegjen e mandateve

Deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi se kriza e brendshme në PD, erdhi si pasojë e vendimit të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili në shkelje të statutit përjashtoi liderin historik, Sali Berisha.

E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV me Denis Mingën, ajo theksoi se vendimi ishte në kundërshtim me statutin dhe se Basha nuk duhet të fshihet pas SHBA.

Basha ka thënë se vendimi ka qenë personal i tij, ndaj nuk ka pse fshihet sot pas Amerikës. Zënia apo uzurpimi i hapësirave që nuk i takojnë, siç është shpallja e zgjedhjeve, nuk i takon”.

Për më tepër që PD është e përfshirë në zgjedhje në çdo degë, ka qenë vetë zoti Bardhi prezent. Lidhja Demokratike e Gruas e ka kryer procesin e vet. Vetëm duhet Kuvendi tashmë dhe e zgjedh Kuvendi, e zgjedhin gratë. Pra dëshira për të uzurpuar çdo pozicion ka çuar në këtë situatë në PD.

Tani është sovrani, anëtarët, që të vendosin se kush duhet të jetë kryetar i PD. Me sa duket zoti Basha është në minorancë. Kush ka shumicën pastaj, formon qeverinë. SHBA janë të detyruara pastaj të vendosin marrëdhënie me qeverinë”, theksoi Vokshi.

Vokshi tha se Sali Berisha nuk ka qenë dakord për djegien e mandateve.

“Unë di që në Grupin Parlamentar, Sali Berisha ka qenë i vetmi që nuk ishte dakord 100% për djegien e mandateve. Ai tha se para këtij hapi ka aksione të tjera me protesta të pandalshme e të tjera. Pra unë nuk e besoj që ka qenë zoti Berisha pas këtyre vendimeve”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...