Masa të reja anti-COVID? Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve tregon se çfarë do të ndodhë

Javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i infektimeve me COVID-19, teksa ekspertët thonë se kjo rritje vjen për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.

“Më vjen keq që shpeshherë hyjmë në supermarket dhe shumica janë pa maskë. Ose grumbullimi në transportin publik apo në ambiente të mbyllura nuk zbatojnë as maskën as distancimin”, u shpreh për Tv Klan Xhorxhina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

E pyetur nëse do të ketë ashpërsim të masave në rast se shifrat vijojnë të rriten, ajo tha se qytetarët duhet të zbatojnë me rigorozitet masat e e vendosura nga Komiteti i Ekpspertëve, në mënyrë që të mos kemi kufizim të mëtejshëm të lëvizjes.

“Para se të kalojmë në masa të reja i bëj thirrje të gjithëve: të mundohemi me rigorizitet të zbatojmë ato masa aktuale që janë. Nuk uroj kurrë që të marrim masa të reja dhe shkojmë në kufizimin e lëvizjes dhe s’do thoja kurrë lockdoën.

Kjo është e dëmshme për të gjithë. Por ama që të duam të ndihmojmë mjekësinë dhe epidemiologjinë në këtë aspekt duhet të gjithë të kontribuojmë me zbatimin me rigorozitet të masave”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...