FESTAT E NËNTORIT, BASHKIA ASNJË DEKOR NË QYTET

Kur na ndajnë pak ditë nga festat e nëntorit, në qytetin e Shkodrës nuk është krijuar akoma atmosfera e festës së Pavarësisë dhe Çlirimit. Në rrugët kryesore ende nuk janë vendosur flamujt apo dekore të tjera që përcjellin energjinë dhe emocione atdhetarie tek qytetarët.

 

Në fakt, ndryshe nga vitet e tjera, atmosferën e festave të nëntorit po e zbeh vendosja e dekorit të festave të fundvitit pasi prej dy javësh, punonjësit e bashkisë janë angazhuar në instalimin e dekorit.

 

Për qytetarët shkodranë, një situatë e tillë nuk është e pëlqyeshme pasi bashkia, si një institucion I rëndësishëm lokal duhet të ishte angazhuar për festat kombëtare, aq sa edhe për festat e fundvitit.

 

Një situatë e tillë nuk kishte ndodhur më parë në Shkodër. Kur nga qytetarë të shumte pritet krijimi I atmosferës së festave të nëntorit me vendosjen e flamujve apo edhe elementeve të tjerë kombëtarë, bashkia duket se është përqendruar në festa edhe më të largëta, si ato të fundvitit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...